Përfaqësuesit e partive më të vogla politike në takimin e sotëm me kryeministrin Zaev presin të dëgjojnë se cilët janë prioritetet e qeverisë pas përfshirjes së Alternativës në Qeveri.

Kryetari i Lidhjes Demokratikës, Pavle Trajanov, para fillimit të takimit tha se duhet të shihen përcaktimet programore të qeverisë. Ai theksoi se po bëhen konsultime dhe më pas do të miratohen qëndrim i përbashkët i koordinuar, por sipas tij, ky proces do të zgjasë të paktën një muaj.

“Lidhja Demokratike nuk e ka për qëllim të kërcënojë dhe të bëjë presion. Tani Qeveria e LSDM-së do të jetë më komote, do të ketë 64 deputetë në shumicë dhe disa partnerë të koalicionit që nuk janë të kënaqur mund të dalin lirisht nga koalicioni”, tha Trajanov.

Për RDM-në, siç tha kryetarja e kësaj partie, Maja Moraçanin, e rëndësishme është të shihet se cilët janë prioritetet e qeverisë së re.

Ndërkaq Tito Petkovski tha se nuk ka argumente as “për” dhe as “kundër” dhe shtoi se do të japë deklaratë pasi ta dëgjojë kryeministrin për marrëveshjen me Alternativën.