Papa Françesku pas takimit me krerët shtetëror dhe korin diplomatik në Vodno, ka arritur tek shtëpia përkujtimore e Nënë Terezës.
Ai është përkulur para përmendores së Nënë Terezës, ku edhe ka vendosur lule. Papa u shoqërua nga katër motra të nderit, të cilat i takojnë rendit të themeluar nga Nënë Tereza.
Në shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës, papa do të ketë takime me liderët e bashkësive fetare në vend dhe përfaqësues tjerë të organizatave qytetare.
Më pas, kreu i Kishës Katolike do të drejtohet për tek sheshi “Maqedonia” ku do të mbajë liturgji, e cila pritet të ndiqet nga një numër i madh i qytetarëve nga vendi dhe jashtë.
Comments are closed for this post.