Eklipsi diellor i cili zgjati rreth 4 minuta, u ndjek nga miliona njerëz që kishin mbushur sheshet. Eklipsi total filloi nga Oqeani Paqësor Jugor, teksa rajonet e para të Meksikës e vëzhguan atë nga bregu i Paqësorit. Rruga e eklipsit kaloi Meksikën dhe vazhdoi në SHBA duke kaluar përmes Teksasit,  në verilindje dhe më pas duke kaluar nëpër Kanada.