Tensionet në vend u ngritën me rastin e hapjes së qendrës bullgare në Ohër me emër kontestues, Bujar Osmani në “Klan Debat” tha se kjo është një provokim.
”Dikush e saboton këtë përpjekje që të integrohet, organizohet dhe të funksionin si gjitha komunitetet tjera, a e bën me vetëdije apo pa vetëdije nuk e di por kjo është në dëm të tyre dhe provokim.
Sepse këto emra pavarësisht se si interpretohen në Bullgari këtu dhe në botë perceptohen si figura historike që kanë qenë të lidhura me fashizmin”, deklaroi Osmani.
Dje presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski paralajmëroi se do të ketë ndryshime ligjore për hapjen e shoqatave dhe fondacioneve.
Comments are closed for this post.