Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së punës në Itali realizoi takim me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtarë të Republikës së Italisë, Luigi Di Maio.
Në takim u shqyrtuan mundësitë për thellimin e raporteve politike dhe ekonomike, bashkëpunimi i përgjithshëm bilateral në të gjithë segmentet e interest të përbashkët, si dhe gjendja aktuale rajonale dhe bashkëpunimi.
“Italia në kontinuitet është në mesin e top 10 vendeve sipas madhësisë së bashkëpunimit tregtar me Maqedoninë e Veriut, e cila tejkalon gjysmë miliardë euro, ndërsa në vitin 2021 arrin në 720 milionë euro. Kjo për ne nënkupton kontribut në ekonominë tonë, marr parasysh mbështetjen politike, afërsinë gjeografike dhe bashkëpunimin tradicional, vlerësoj se ekziston potencial edhe për aktivitet më të madh ekonomik, veçanërisht për investimet italiane të cilat janë të mirëseardhura në Maqedoninë e Veriut”, theksoi Osmani në takim.
Fokusi i bisedimeve u vendos në kredibilitetin evropian në rajon, ngushtë i lidhur me kredibilitetin e vet procesit të zgjerimit, harmonizimin e Kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe mbështetjen active dhe të fortë të Italisë për fillimin e bisedimeve të vendit tonë.
“Mbetemi fuqishëm në rrugën e integrimeve evropiane. Reformat evropiane duhet të vazhdojnë, veçanërisht në fushat e sundimit të së drejtës, me rezultate të dukshme edhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Ne duhet tërësisht ta kryejmë edhe përgatitjen tonë për fillimin e negociatave, ta riformojnë strukturën negociuese, t’i përforcojmë kapacitetet për negociata, gjithashtu doemos duhet të vazhdojmë me haromizimin me rregullat evropiane dhe standardet në kuadër të procesit të Stablizim asocimi, të vazhdojë edhe zbatimi i legjislacionit evropian, si dhe të vazhdojnë të gjithë ato aktivitete të cilat, kushtimisht, kanë kontekst evropian”, theksoi Osmani duke siguruar se Maqedonia e Veriut mbetet fuqishëm në përcaktimin për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian.
Vizita në Itali vjen në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm të zgjerimit të BE-së dhe në këtë drejtim u shpreh pajtueshmëri se hapja e negociatave për aderim do të sjellë shumë dobi, si për Maqedoninë e Veriut, ashti edhe për rajonin, por edhe për kredibilitetin e përpjekjeve të BE-së për mbarimin e procesit të bashkimit të Evropës.
Osmani dhe Di Maio biseduan edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral në segmentet tjera të bashkëpunimit; mbështetja e ndërsjellë në organizatat multilateral dhe bashkëpunimi sektorial midis dy vendeve; ndërsa iu referuan edhe aktualiteteve të lidhura me pasojat shëndetësore dhe socio-ekonomike të shkaktuara nga pandemia si dhe për procesin e imunizimit si element të rëndësishëm për tejkalimin e krizës.
Gjatë ditës Osmani do të takohet edhe me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme pranë Dhomës së Poshtme të Parlamentit Italian, Piero Fassino.
Vizitën në Romë, Osmani do ta shfrytëzojë edhe për vizitë të Selisë së Shenjtë, ku do të ketë takim me Sekretarin e Vatikanit për Marrëdhënie me Shtetet, imzot Paul Richard Gallagher.
Comments are closed for this post.