Oda e Mjekëve së bashku me Odën e Stomatologëve dhe shoqata të ndryshme të pacientëve diskutojnë mbi zgjidhjet e mundshme të cilat mund ta përmirësojnë raportin mes mjekëve dhe pacientëve.

Nga Oda e Mjekeve kritikojnë masat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë e cila vendosi që në disa pika më kritike të ketë sigurim profesional policor për të parandaluar incidentet. Megjithatë ata mendojnë se zgjidhja duhet të jetë sistemore dhe afatgjate dhe jo përmes masave të tilla si këta te fundit. Shoqatat e pacienteve thonë se edhe pacientet nuk dinë se ku ta shprehin revoltën dhe pakënaqësinë nga sistemi shëndetësor, si pasoje vjen edhe deri tek incidentet e shumta.