OBRM-PDUKM: Siljanovska fitoi në numrin më të madh të komunave

Maqedoni 06.05.2019 / 12:50
Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se kandidatja e tyre për kryetare shteti Gordana Siljanovska-Davkovka ka fituar në numrin më të madh të komunave.

Sipas tyre, anëtarësia e OBRM-PDUKM-së ka qenë nën përndjekje politike dhe se pushteti është shërbye me të gjitha metodat.

OBRM-PDUKM thotë se Gordana Siljanovska Davkova ka fituar në: Zelenikovë, Aerodrom, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Kisella Vodë, Sopishte, Petrovec, Ilinden, në Butel është barazim, ka fituar edhe në Manastir, Veles, Kavadar, Gjevgjeli, Prilep, Sveti Nikole, Shtip, Bosilovë, Vallandovë, Vasilevë, Vevcan, Vinicë Gradsko, Debërcë, Demir Kapi, Zërnovc, Karbincë, Kratovë, Krivogashtan, Lozovë, Makedonska Kamenicl, Makedonski Brod, Mogillë, Negotinë, Novac, Pehçevë, Probishtip, Rosoman, Nagoriçan i Vjetër, Çeshinovë Obleshevë dhe barazim është në Radovish.




Comments are closed for this post.

Të fundit