Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thotë se shteti është në rrezik pasi me buxhetin e tij po menaxhon një Zoran Zaevi, i cili sipas tyre është kriminel i falur.

Nga OBRM-PDUKM thonë se ekonomisë së Maqedonisë po i shkruhet e zeza dhe se një person i falur nuk mund të menaxhojë me arkën e shtetit.

“Klani i Zaevit tani është një hap më afër parave të qytetarëve, një hap më afër buxhetit të shtetit. Pushteti manipulon me qytetarët se paratë do të kthehen tek ata. Me kthimin e TVSH-së nuk mund të paguhet as fatura e rrymës”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se qytetarëve ju duhen masa dhe projekte reale.