Raport për përfaqësimin e të drejtave të fëmijëve në punën e Kuvendit gjatë periudhës prej janarit deri më 23 qershor të këtij viti do të prezantojë sot Ambasada e parë e fëmijëve në botë Megjashi.

Në prezantim të raportit, siç paralajmërojnë organizuesit, opinioni do të informohet për shkallën e përfaqësimit të të drejtave të fëmijëve, përgjithësisht në Kuvend.

Raporti është përpunuar në suaza të projektit “Implementimi i Konventës për mbrojtje të të drejtave të fëmijës në Maqedoni”, zbatuar nga Koalicioni i organizatave rinore SEGA, Ambasada e parë e fëmijëve në botë Megjashi dhe Forumi rinor arsimor, ndërkaq me mbështetje nga Fondacioni i fëmijëve Pestaloci.