Grupi parlamentar i OBRM-PDUKM-së dorëzoi nismë për thirrjen e seancës urgjente të Kuvendit, me dy pika në rend dite – vendimi për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasani.
Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, tha se pyetja e tyre për qeverinë është “edhe sa njerëz duhet të digjen që të ketë përgjegjësi”.
Milloshoski rikujtoi se në Rumani para pesë ditësh ndodhi zjarr në një spital ku e humbën jetën pesë persona dhe se atje u dorëhoq gjithë qeveria.
Për këtë, siç tha Milloshoski, OBRM-PDUKM konsideron se agjenda e gjelbër e BDI-së dhe LSDM-së, për fat të keq, u dogj spitali modular në Tetovë, me çka u dogj edhe parimi për përgjegjësi politike dhe objektive të bartësve të funksioneve publike që duhet të përkujdesën për shëndetin e qytetarëve.
Comments are closed for this post.