Në të gjithë botën, 1.000.829 njerëz janë të infektuar me koronavirusin e ri, 51.356 kanë vdekur dhe 210.199 janë shëruar, tregojnë të dhënat e fundit në ueb faqen e “Worldometers”.
Shumica janë të infektuar në SHBA, Itali dhe Spanjë.
Vetëm në 24 orët e kaluara, në SHBA janë regjistruar 20.744 raste, duke e rritur numrin e të infektuarve në 235.747. Një SHBA sot janë raportuar 518 viktima, ndërsa gjithsej nga virusi kanë vdekur 5.620.
Në Itali janë infektuar 115.224 njerëz,13.915 kanë vdekur, në Spanjë 110.238 janë sëmurë dhe 10.096 kanë vdekur.
Gjermania pasohet nga 84.264 pacientë dhe 1.074 vdekje, ndërsa Kina është në vendin e pestë me 81.589 të infektuar dhe 3.318 viktima.
Ndër dhjetë vendet e para për sa i përket numrit të të infektuarve janë Franca me 59.105 të infektuar dhe 4.503 të vdekur, Irani me 50.468 dhe 3.160 të vdekur, Britania e Madhe me 33.718 pacientë dhe 2.921 të vdekur, Zvicra me 18.827 të infektuar dhe 536 të vdekur dhe Turqia me 18.757 të infektuar dhe 356 të vdekur.
Comments are closed for this post.