Kalimi i Messit te PSG-ja ka shkaktuar jo pak polemika, duke u bërë kryeqendra e lajmeve gjatë kësaj jave.
Klubi francez ka arritur të mbledhë më të mirët, por sa i suksesshëm do jetë ky super ekip?
Në tërësi duket si një ekip për t’u pasur zili, por e vërteta qëndron ndryshe.
Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga Franca, disa lojtarë kanë nisur që të protestojnë për afrimin e Mesit, pasi do të mbeten në hije.
Sipas asaj që raporton gazetari i njohur, Thibaud Vezirian, që e njeh mirë ambientin te PSG, Mbape ka nisur kryengritje duke u shprehur se nuk dëshiron që të luajë me Mesin.
Ylli francez njihet për këtë sjellje egoiste të tijën që e ka shprehur edhe te Kombëtarja, duke kërkuar që të gjitha kamerat të drejtohen vetëm drejt tij.
Comments are closed for this post.