Nuk ka më parkim falas në Kërçovë. Pothuajse i gjithë qyteti në të ardhmen do të jetë zonë parkimi. Sipas vendimit të Këshillit të Qytetit, dhe me propozimin e pushtetit lokal, çmimi për një orë parkim në zonën në qendër të qytetit ose zonën A do të jetë 30 denarë, në zonën B, 20 dhe në zonën e tretë C, 10 denarë. Nga Ndërmarrja publike Komunalec, e cila duhet t’i menaxhojë hapësirat e parkimit, thonë se qëllimi i komunës nuk është mbledhja e parave, por vendosja e rendit.

Por, partitë e opozitës vlerësojnë se çmimet janë të larta.

Pas këtij vendimi të turpshëm për të rritur çmimin e ujit në Kërçovë, ky është edhe një vendim tjetër i turpshëm për të imponuar një ngarkesë shtesë në xhepat e qytetarëve. Për këto vendime nuk ka pasur as debat publik, e as që ka arritur ndonjë kërkesë në këshillin e komunës së Kërçovës për aplikimin e parkingut publik- tha Bojan Stojkoski – Këshilltar i VMRO-së.

Qytetarët, nga ana tjetër, kanë ndarë mendime për këtë vendim.

“Mendoj se është një veprim i gabuar sepse Kërçova është zonë rurale. Vetë fitimet që i kanë qytetarët nuk janë të mjaftueshme për të paguar parkimin tre, katër herë nëse shkon në qytet”.

Në vendim mes tjerash theksohet se çmimi i parkimit për qytetarët që jetojnë rreth hapësirave publike të destinuara për parkimin në zonën B, do të jetë 500 denarë në muaj ose 5.000 denarë në vit. Për zonën C, këto çmime do të jenë 300 denarë në muaj ose 3.000 në vit. Me këtë, Kërçova do të fitojë rreth 1.500 vende parkimi, ndërsa pagesa do të bëhet edhe përmes SMS porosive.