Maqedonia dhe Shqipëria po realizojnë një projekt historik që do të forcojë më tej lidhjet mes dy shteteve. Duke hapur tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e interkonektorit 400-kilovoltësh, ky projekt shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit energjetik rajonal dhe do të sjellë stabilitet dhe siguri për të dy vendet, duke i ofruar qytetarëve një furnizim më të qëndrueshëm dhe më ekonomik me energji elektrike.
Drejtori i SHA MEPSO, Burim Latifi, në postimin e tij në rrjetet sociale theksoi se ky është një moment historik për Maqedoninë dhe Shqipërinë.
“Sot, me nder dhe ndjenjë të veçantë përgjegjësie strategjike, dua t’ju informoj që tashmë është hapur tenderi ndërkombëtar për ndërtimin e interkoneksionit 400-kilovoltësh ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë – një projekt kyç për integrimin rajonal dhe stabilitetin elektroenergjetik të vendit tonë”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Comments are closed for this post.