Kryeministri Zoran Zaev tha se politikanët nuk disponojnë me votat e qytetarëve, duke u përgjigjur në pyetje gazetarese nëse Pendarovskit ja kanë sjellur fitoren votat e BDI-së, siç ka pasur deklarata nga përfaqësuesit e kësaj partie, transmeton Gazeta Lajm.
“Të mos lavdërohemi shumë (Zaev maqedonisht e ka përdorë termin paksa ofendues për BDI-në duke thënë ‘да не се чаталиме многу’), askush nuk i mban në xhep votat e qytetarëve, as politikanët, as partitë. E pamë se në zgjedhjen e presidentit patën ndikim votat e të gjitha grupeve etnike dhe gjitha partive dhe Stevo Pendarovski do të jetë president i gjithë qytetarëve. Falënderoj edhe të gjithë votuesit e Blerim Rekës dhe dy partive opozitare që i liruan votuesit të dalin dhe të votojnë dhe të zgjedhim president”, tha Zaev pas shënimit të Ditës së gjuhës maqedonase në Qeveri.
Një ditë pas fitores së Pendarovskit, Zaev shuplakë BDI-së: Mos u lavdëroni shumë!

Comments are closed for this post.