Fluturimi i parë i linjës ajrore turke “Turkish Airlines” nga Stambolli për në Ohër sot shënoi zyrtarisht fillimin e linjës së re ajrore.

Fluturimet nga Stambolli në Ohër do të kryhen katër herë në javë, të hënën, të enjten, të premten dhe të dielën. Turkish Airlines do të përdorë avionët Airbus A321, Boeing 737-800 dhe Boeing 737-900 nga flota e saj.

Sipas autoriteteve, kjo linjë e re do të thotë shumë për zhvillimin e turizmit, por edhe për zhvillimin e ekonomisë.

Pasagjerët e parë nga Stambolli u pritën në Aeroportin e Ohërit nga kryeministri Hristijan Mickoski, zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit Aleksandar Nikolloski, shefi ekzekutiv i TAV Serkan Kaptan, Drejtori i Turkish Airlines Bilal Eksi dhe ambasadori turk Fatih Ulusoy.