Rikonstruksioni i rrugës nga Ohëri në Shën Naum vazhdon dhe është paraparë të përfundojë deri në fillim të sezonit turistik. Rruga është duke u rikonstruktuar dhe janë planifikuar zgjerime të caktuara të shiritave që do të rrisin sigurinë dhe do ta lehtësojnë lëvizjen gjatë sezonit turistik – ka shkruar zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
Ai paralajmëroi edhe rikonstruksionin e rrugëve kryesore përmes investimeve të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore.
Ne po e ndërtojmë Maqedoninë – komentoi Nikolloski.
Comments are closed for this post.