Është votuar Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut. Kjo Marrëveshje është me rëndësi historike për Maqedoninë dhe zhvillimin e vendit, ka shkruar zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në profilin e tij në Facebook, pasi deputetët votuan pro Ligjit në Kuvend me 79 vota.
“Kuvendi sot ka votuar Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.
Kjo marrëveshje është me rëndësi historike për Maqedoninë dhe zhvillimin e vendit.
Kjo marrëveshje konfirmon partneritetin mes dy vendeve!
Së bashku do të realizojmë projekte të mëdha dhe do ta bëjmë Maqedoninë një vend shumë më të mirë për të jetuar”, ka shkruar zëvendëskryeministri Nikolloski.
Comments are closed for this post.