Kompania e parë që pranoi të paguajë taksën e korporatës 15 për qind është kompania Kostal. Ky vendim tashmë është miratuar në Komisionin për Sistemin Ekonomik të Qeverisë, tha sot në Ohër zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Kjo zgjidhje ligjore do të thotë që të gjitha paratë do të mbeten në Maqedoni, do të thotë vende të reja pune, rritje të devizave dhe rritje ekonomike, shtoi zëvendëskryeministri Nikolloski.

Dua të falënderoj kompaninë për përgjegjësinë e saj sociale. Të hënën, në Komisionin për Sistemin Ekonomik dhe Politikën Aktuale Ekonomike që unë drejtoj në kuadër të Qeverisë, mund ta lavdëroj lirisht Kostalin si kompaninë e parë që pranoi të paguajë taksën globale të korporatës këtu në Maqedoni. Këto janë mjete shtesë në buxhetin e Maqedonisë dhe pres që në vitet e ardhshme të zhvillohet bashkëpunimi dhe të krijohen vende të reja pune, të rriten eksportet, të rriten devizat dhe të rritet ekonomia. Qeveria është partner i kompanive – tha zëvendëskryeministri Nikolloski.

Ai sot mori pjesë në takimin global të furnizuesve dhe logjistikës në kuadër të Kostal Grup, ku theksoi se kjo është një mundësi e shkëlqyer për përfshirjen e kompanive vendase të vogla dhe të mesme.

Mendoj se ky takim është një mundësi e madhe për shumë kompani të vogla dhe të mesme maqedonase që mund të përfshihen në zinxhirin e furnizimit të Kostel Grup, që nënkupton krijimin e vendeve të reja të punës, stimulimin e bizneseve familjare, stimulimin e bizneseve të vogla dhe të mesme dhe kjo potencialisht mund të nënkuptojë zhvillim edhe më të madh ekonomik. Së bashku me ekipin e Kostalit po diskutojmë edhe zgjerimin e investimeve, gjë që u përmend edhe nga menaxhmenti. Ne jemi këtu për të ndihmuar me gjithçka që mundemi”, shtoi zëvendëskryeministri Nikolloski.