Nga java e ardhshme, më 19 dhe 20 gusht, nis regjistrimi i parë për studimet e ciklit të parë (diplomë bachelor) në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup për vitin akademik 2025/2026. Afati i dytë i regjistrimit është më 11 dhe 12 shtator, ndërsa i treti më 24 shtator.

Sipas konkursit të publikuar nga USHKM në qershor, në 23 fakultete brenda Universitetit ka gjithsej 9,719 vende të lira për studentët e rinj.

4,683 vende për studentë të rregullt në kuotën shtetërore
4,081 vende për studentë të rregullt me kofinancim
955 vende për studentë të çrregullt

Fakultetet me më shumë vende të lira janë:

Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike – FINKI: 1,020 vende
Fakulteti i Shkencave Matematiko Natyrore : 910 vende
Fakulteti i Filozofisë: 880 vende
Fakulteti i Filologjisë: 810 vende
Fakulteti i Mjekësisë: 760 vende
Fakulteti Ekonomik: 700 vende
Fakulteti i Drejtësisë: 610 vende
Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Teknologjive Informatike – FEIT: 590 vende

Si gjithmonë, studentët e rregullt që financohen nga buxheti shtetëror do të paguajnë 200 euro pjesëmarrje, ndërsa studentët me kofinancim dhe ata të çrregullt do të paguajnë 400 euro.