Mbi 60% e grave në të gjithë botën preken nga infeksionet e traktit urinar gjatë jetës së tyre dhe më shumë se 25% e tyre përjetojnë rikthim të kësaj sëmundjeje brenda 6 muajsh. Por cilat janë shkaqet kryesore që çojnë në shfaqjen e tyre?
1.Dehidratimi: Dehidratimi vjen si pasojë e mos-konsumit të shpeshtë të ujit dhe lëngjëve të tjera, si rrjedhojë urinoni më pak dhe kjon sjell shfaqjen e infeksioneve urinare.
2.Mbajtja e urinës: Nëse duhet të shkoni në tualet, shkoni. Gjithçka tjetër mund të presë. Në të kundërt, bakteret mund të ngecin në traktin urinar dhe të shkaktojnë infeksione.
3.Fshirja në drejtimin pas-para: Letra higjienike mund t’i shtyjë bakteret drejt uretrës, ndaj sigurohuni që gjithnjë të fshiheni në drejtimin para-pas.
4.Konsumimi i tepruar i kafes, lëngjeve të frutave dhe alkoolit: Sa më e errët pija, aq më të shumta janë gjasat që të funksionojë si diuretik, duke ju bërë që të urinoni më shumë. Alkooli mund të irritojë fshikëzën, po ashtu edhe lëngjet e frutave me tepricë.
Comments are closed for this post.