Me dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga prokuroria, sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup vazhdoi gjykimi për parregullsitë zgjedhore “Titanik”:
Dëshmitarja e parë Karolina Pavlovska, në fillim tha se ajo personalisht ka dhuruar 500 denarë në UFR të VMRO-DPMNE-së.
“Së bashku me shokët dhe shoqet kemi mbledhur kush nga sa ka dhe u mblodhën rreth 50 mijë denarë. Personalisht nuk kam dhuruar shumë prej 60 mijë denarësh”, deklaroi Pavlovska.
Paratë sqaroi ajo, i ka dorëzuar në selinë e VMRO-DPMNE-së në komunën e Petrovecit.
“Personit që ia kam dorëzuar paratë nuk është mes të pranishmëve. Personalisht nuk njihem me asnjërin nga të pranishmit”, deklaroi Pavloska.
Theksoi se gjithçka ka qenë në bazë të mirë dhe se janë mbledhur para edhe kanë bërë aksione humanitare për personat me aftësi të kufizuara dhe për familjet që kanë nevojë.
Dyshimtari i dytë, Ivica Kanzurov, tha se në vitin 2011 ka qenë i papunë dhe se personalisht ai nuk ka dhuruar mjete.
“Nënshkrimi në fletëpagesat në vlerë prej 60 mijë nuk është i imi. Për herë të parë për rastin u njoftova nga PSP. Paraprakisht nuk kam pasur informacione se është bërë diçka e tillë”, deklaroi Kanzurov.
Ai tha, se me askënd nga të akuzuarit nuk njihet.
Dëshmitari i tret, Igor Cvetkovski tha se vjen nga komiteti lokal i VMRO-DPMNE-së në fshatin Oganjanc, por se asnjëherë personalisht nuk ka paguar mjete për parti politike gjatë fushatës, por se ka pasur raste kur shumica e njerëzve kanë mbledhur mjete dhe i kanë dorëzuar në komitetin lokal.
“Pjesa ime ishte më e madhe se 15 mijë denarë. Të dhënat në fletëpagesë janë të miat, por për shumë se saktë nuk më kujtohet”, deklaroi Cvetkovski.
Seanca e sotme, filloi me vonesë të vogël, për shkak shqyrtimit të dokumenteve të lëndës nga ana e të akuzuarve.
Lënda gjendet në procedurë dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Lile Stefanova.
Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski i cili është në arrati, Kirill Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Themelkko, Leko Ristovski, Kirill Todorovski, Katerina Vellovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Alleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.
Ata janë të dyshuar për bashkëpunim kriminal, shkelje të të drejtës së zgjedhjes, shkelje ndaj lirisë së përcaktimit të zgjedhësit, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimeve, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore.
Comments are closed for this post.