Sot në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës të RMV-së (AZGj) u mbajt Festivali Ndërkombëtar i 19-të “Imazhi Shqiptar”.
Ky aktivitet përkon me jubileun e 50-të të Kongresit të Drejtshkrimit dhe atë të 114-të të Kongresit të Manastirit.
Partnerë të organizimit të sivjetmë ishin edhe Instituti i Gjuhës, i Kulturës dhe i Qytetërimit Shqiptar “Josif Bageri” në Universitetin e Tetovës (UT).
Aktiviteti u përshëndet edhe me pjesëmarrjen e rektorit të UT-së, Vullnet Ameti, ndërkaq të pranishmit u pritën nga drejtori i AZGj-së, Ylber Sela i cili u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve, ndërkaq ndau disa plakete.
Fjalën e morën edhe rektori i UT-së, Vullnet Ameti, kryetari i Senatit të UT-së, Kushtrim Ahmeti, ideatori i festivalit “Imazhi Shqiptar”, Astrit Memia.
Me motivacionin: “për kontributin e dhënë në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut”, sivjet, çmimin “Ambasador për Imazhin Shqiptar dhe Identitetin Kombëtar”, shoqëruar me statujën “Jam Shqyptar” e mori Risto Qiriazi, pinjoll i familjes Qiriazi ku u mbajt Kongresi i Manastirit.
Comments are closed for this post.