Ministria e  Punëve të Brendshme dje më datë 08 Maj 2022, ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve në trafik.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 130 gjoba, nga të cilat 54 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 18 sanksione për drejtim automjeti pa patentë shofer, 19 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, pesë gjoba për kundërvajtje të kryera nga motoçiklistë, dy gjoba për përdorimin e celularit, tre sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët si dhe gjashtë sanksione për shoferë fillestar.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Nga MPB apelojnë deri tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.