Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur që nga mesnata të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës me pakicë në Maqedoni.

“Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe të EUROSUPERIT BS-98 dhe të ЕURODIZELIT (D-Е V) ulen për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,256 den/kg dhe do të jetë 42,517 den/kg”, raportoi Komisioni.

Çmimi i benzinës BS-95 do të jetë 79.5 denarë për litër BS-98 do të jetë 81.5 denarë, eurodizeli 76.5 denarë, vaji ekstra i lehtë 72.5 denarë, mazuti M-1 42.517 denarë.