Moti deri në fund të ditës do të pasohet nga vranësira, ndërsa gjatë natës në pjesët jugore do të ketë reshe të shiut dhe borës, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Do të fryjë një erë e lehtë veriore. Temperatura maksimale do të lëvizin prej -1 deri në 8 gradë celsius.

Nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, në mëngjes në pjesët jugore të vendit do të ketë reshje të shiut dhe borës. Temperaturat minimale do të lëvizë nga -11 në 1 gradë celsius, ndërsa maksimale do të lëvizin prej -6 deri në 3 gradë.