Propozim-ligji për amnisti për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend u është dërguar sot me postë deputetëve, njoftoi për AIM-n avokati Janaki Mitrovski.
Me gjasë deputetët do ta marrin ligjin të hënën dhe avokatët që e kanë përgatitur po paralajmërojnë takime me të gjitha grupet parlamentare për të lobuar dhe për të marrë mbështetje për të.
Mitrovski sqaron se teksti i propozuar parasheh amnisti për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 dhe propozon amnisti të plotë për personat e dënuar me burgim deri në 10 vjet e gjysmë, gjegjësisht zvogëlim përgjysmë për personat dënuar me më shumë se dhjetë vjet.
Në deklaratën e tij për AIM-në, avokati Mitrovski tregon se ai dhe kolegët e tij planifikojnë që nga e hëna të takohen me të gjitha grupet parlamentare në Kuvend dhe të kërkojnë mbështetje për ligjin.
Comments are closed for this post.