Arrestohet për trafik droge Musa Ahmeti, nipi i Ali Ahmetit. Siç ka marrë vesh Televizioni Alfa, ai është kthyer nga Kosova ku ndodhej prej disa kohësh. Menjëherë pas mbërritjes në Maqedoni, ai u kap me drogë. Për shkak të informacioneve që kemi marrë nga një sinjalizues, në MPB-në e kemi bërë një pyetje konkrete – nëse Musa Ahmeti është arrestuar në Kërçovë, me emër dhe mbiemër.

A është arrestuar Musa Ahmeti nga policia e Kërçovës gjatë tri javëve të fundit nën dyshimin për posedim dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve?, ishte pyetja që Alfa ia bëri MPB-së.

Në përgjigjen që morëm përmenden vetëm inicialet MA, për një person i cili u arrestua në Zajas pas kontrollit në banesën e tij.

Më 29/30 tetor 2022, nga ora 19:10 deri në ora 12:10, me urdhër të Gjykatës Themelore Kërçovë për bastisje të banesës dhe objekteve ndihmëse, është kryer bastisje në shtëpinë e personit M.A. (34) nga fshati Zajas i Kërçovës. Gjatë kontrollit u sekuestruan marijuanë, një peshore dixhitale me mbetje marijuanë dhe kokainë, katër fishekë dhe një pjatë me mbetje kokaine. Për këtë ngjarje penalo juridike nën dyshimin për vepër penale… është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Publike Kërçovë. Më 20.12.2022 OVR Kërçovë ka paraqitur kallëzim penal kundër M. A. nga Zajasi, njofton MPB.

M. A., personi i cili ka iniciale të njëjta me Musa Ahmetin është arrestuar më 27 dhjetor në Kërçovë për shkak të ngjarjes penalo-juridike që i bëhet.

Mateja Petrovski