Në 24 orët e fundit në Qendrat Kovid në Shkup janë shtruar 36 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 482 persona të dyshimtë dhe të konfirmuar për Kovid-19 trajtohen në repartet infektive, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Në qendrën Kovid në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 15 pranime të reja të pacientëve. Në Klinikën Infektive gjatë ditës së djeshme janë shtruar 12 të sëmurë.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë lëshuar 40 pacientë të shëruar.
Përkundër numrit të madh të pranimeve gjatë ditës së djeshme, këtë mëngjes deri në orën 8 ka pasur rreth 40 vende të lira, ndërsa pritet që gjatë ditës pas lëshimit të pacientëve të shëruar të lirohen edhe vende shtesë edhe në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe në SPQ “8 Shtatori”. Të gjitha repartet për sëmundje infektive janë të oksigjenuara dhe mund të kujdesen pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit, thuhet në kumtesë.
Comments are closed for this post.