Më shumë se dy orë po debatojnë liderët e partive politike dhe kryeministri Oliver Spasovski dhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në takim te presidenti Stevo Pendarovski në Vilën Vodno për terminin e zgjedhjeve parlamentare. Për shkak të respektimit të masave për parandalim nga virusi korona takimi po mbahet në ambient të hapur nën tenda, në ballkonin e Vilës Vodno. Të gjithë pjesëmarrësit në takim janë me maska dhe janë të ulur në distancë nga njëri-tjetri.

Në ambient të hapur dhe me maska po debatojnë liderët e partive politike, Xhaferi, Spasovski dhe Pendarovski për termin të ri të zgjedhjeve

Në takim marrin pjesë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski, i BDI-së Ali Ahmeti, i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i Alternativës Afrim Gashi, i Lëvizjes Besa Bilall Kasami si dhe përfaqësues të PDSH-së.

Në ambient të hapur dhe me maska po debatojnë liderët e partive politike, Xhaferi, Spasovski dhe Pendarovski për termin të ri të zgjedhjeve

Tema kryesore në takimin e liderëve është termini i mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat ishin caktuar më 12 prill, por ishin shtyrë me urdhër të Qeverisë për shkak të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe përhapjes së Kovid-19. Liderët gjithashtu pritet që të flasin edhe për vazhdimin eventual të gjendjes së jashtëzakonshme, për gjendjen me virusin korona në vend dhe rekomandimet e autoriteteve shëndetësore, dhe si të zbatohet fushata dhe votimi, ndërsa të mbrohen qytetarët.

Në ambient të hapur dhe me maska po debatojnë liderët e partive politike, Xhaferi, Spasovski dhe Pendarovski për termin të ri të zgjedhjeve

Pozicionet e partive janë të njohura për publikun, ndërsa burimet e tyre partiake njoftojnë se liderët e tyre, zyrtarisht i kanë bërë të ditura në takim. Lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka thënë se ata dhe partnerët e tyre të koalicionit janë për zgjedhje më 14 qershor, përderisa nga VMRO-DPMNE-ja se kanë prezantuar planin e tyre prej disa pikave.

Në ambient të hapur dhe me maska po debatojnë liderët e partive politike, Xhaferi, Spasovski dhe Pendarovski për termin të ri të zgjedhjeve

Ekipet e gazetarëve janë në pritje të fundit të takimit, pas të cilit priten deklarata nga liderët.