Mbrëmë në Prishtinë është vjedhur një veturë “Golf 3”, madje para syve të pronarit

Një qytetar ka treguar se mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë është vjedhur vetura e tipit “Golf 3”, përderisa personi i dyshuar ka hyrë ta provojë veturën për ta blerë, të cilën më pas e ka vjedhur në prani të pronarit.

Qytetari i cili e ka paraqitur rastin beson se personi i dyshuar është nga Obiliqi dhe në rrjetin social ka postuar fotografi edhe të veturës së vjedhur.