Agron Saliu ( 41 ) punonjës në Gjykatën Themelore të Tetovës ka ndërruar jetë papritmas dje në plazhin e Shkëmbit të Kavajës ku ishte për pushime bashkë me familjen e tij. Lajmi për vdekjen e tij ka shokuar familjarët dhe miqtë e tij pasi i ndjeri nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje.
Sipas dëshmitarëve që tregojnë, tetovari kishte nevojë urgjente për ndihmë dhe u soll dy herë në jetë nga banorët dhe turistët që ndodheshin në vendngjarje derisa erdhi ambulanca. Por për fat të keq, ata thonë se ambulanca mbërriti pas më shumë se një ore, kur tashmë ishte tepër vonë për pushuesin.
Pas vete Agroni la bashkëshorten dhe dy vajza. Ceremonia e varrimit pritet të bëhet sot në Tetovë.
Comments are closed for this post.