Për shkak të mbinxehjes së lokomotivës nga treni që ka qenë në përdorim për më shumë se katër dekada, treni motorik nuk po funksionon në linjën Shkup – Kërçovë për një javë të tërë.
Udhëtarët dëshmuan se dy javë më parë në një kodër lokomotiva u mbinxeh dhe ndaloi së punuari. Që atëherë lokomotiva nuk ka funksionuar.
Dhe si do të funksiononte kur lokomotiva është për dekada e vjetër.
Ata që shpesh udhëtojnë në këtë itinerar konfirmojnë se u është thënë se moti i nxehtë dhe pjerrësia e hekurudhës janë shkaku i mbinxehjes së lokomotivës.
Comments are closed for this post.