Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ishte ndarë çmimi shtetëror “Shën Kliment i Ohrit” për vitin 2021.
Fitues këtë vit janë profesoresha universitare Gjylymsere Kasapi për arritjet në fushën e edukimit dhe arsimit, shkrimtari Jovan Pavlovski, artistja muzikorore Snezhana Anastasova-Çadikovska dhe Elena Donçeva – piktorja akademike – kostumografe në fushën e kulturës dhe artit.
Çmimet ua ndau akademiku Gazanfer Bajram nga Bordi për ndarje të çmimeve shtetërore “Shën Kliment i Ohrit”.
Në emër të fituesve u falënderua Snezhana Anastasova-Çadikovska e cila theksoi se ky çmim është mirënjohja më e lartë e cila mund të fitohet nga fusha e kulturës, artit dhe arsimit në shtetin tonë, sepse ajo e mban emrin e Shën Klimentit të Ohrit.
Në ndarjen e çmimeve morën pjesë presidenti Stevo Pendarovski, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ministrja e Kulturës Irena Stefoska, ministra, deputetë dhe akademikë.
Comments are closed for this post.