Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë reaguar pas një shkrimi të kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, e cila tha se do të kërkojë shpjegim nga MPB pas kaosit që u shkaktua dje në komunikacion.

Nga MPB thonë se Arsovska duhet të nis me punë dhe se duhet të mësojë kompetencat e saj.

“Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska në vend që të kërkojë shpjegim nga MPB-ja dhe të dezinformojë qytetarët me statuse arbitrare në Facebook, të fillojë me punën e saj dhe kur tashmë nuk i di, të mësojë se cilat janë kompetencat e saj dhe kompetencat e shërbimeve të qytetit që ajo drejton. E informojmë opinionin se sipas Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, organi kompetent për menaxhimin dhe kontrollin e komunikacionit në udhëkryqet në qytetin e Shkupit është Qyteti i Shkupit përmes Qendrës për Menaxhimin dhe Kontrollin e Trafikut (QMKT)”, thuhet mes tjerash në reagimin e MPB-së.