Sipas dispozitave ligjore për qeverinë teknike, sot drejtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme e mori Nazim Bushi, zëvendësministër i deritanishëm në MPB. Nga MPB njoftojnë se sot ministri Pançe Toshkovski ka realizuar pranim-dërozimin e detyrës. Bushi në këtë funksion do të jetë deri në formimin e qeverisë së re.
“Nga sot Ministria e Punëve të Brendshme do të drejtohet nga Nazim Bushi. Ministri i mëparshëm në qeverinë teknike, z. Pançe Toshkovski zyrtarisht ia dorëzoi detyrën ministrit të Punëve të Brendshme,cNazim Bushi, zëvendësministër aktual i Punëve të Brendshme. Pas transferimit të sotëm të detyrës, në përputhje me dispozitat ligjore të Republikës së Maqedonisë Nazim Bushi do të jetë në krye të Ministrisë së Brendshme deri në fillimin e funksionimit të përbërjes së re qeveritare, më saktë deri në emërimin e ministrit të ri të Brendshëm”, thonë nga MPB.
Comments are closed for this post.