Ministria e Shëndetësisë sot apelon te qytetarët t’i respektojnë në tërësi masat dhe rekomandimet për mbrojtje nga koronavirusi.

Respektimi i masave do të mundësojë dalje më të shpejtë nga kriza shëndetësore, potencojnë nga Ministria, duke bërë thirrje qytetarët t’u përmbahen grupimeve dhe ta mbajnë distancën e nevojshme.

“Të mbajmë pajisje mbrojtëse dhe t’i lajmë duart shpesh dhe t’i dezinfektojmë. Të jemi të kujdesshëm dhe ta mbrojmë shëndetin personal, por edhe atë kolektiv”, porosisin nga MSH.

Përkujtojnë që në pres konferencën e djeshme ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka potencuar të gjithë qytetarët të japin informata të sakta dhe të vërteta në institucionet kompetente, ndërsa MPB në mënyrë më intensive të kryejë kontrolle në terren.

“Të gjithë duhet të bashkangjiten, pa përjashtim të rekomandimeve, në tërësi dhe të vërteta t’i japin informatat te kompetentët. Me fshehje dhe me dhënie të të dhënave të pavërteta nuk arrihet asgjë, as nuk do të mbrohet dikush nga sëmundja, por e kundërta, veten dhe të afërmit e tij i vë në rrezik të madh. Apeloj edhe njëherë deri te MPB në mënyrë më intensive të bëhen kontrolle në terren”, tha Filipçe.