Qytetarët që përdorin transportin publik duhet patjetër të mbajnë maska ​​mbrojtëse, ndërsa autobusët rregullisht duhet të dezinfektohen.

Transportuesit gjithashtu duhet të marrin parasysh numrin e udhëtarëve që do të transportohen, ndërsa shfrytëzimi maksimal, sipas dekretit të qeverisë, është deri 50 për qind të kapacitetit të automjeteve.

NQP Shkup kumtoi se për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve rinj me Kovid-19, transporti me autobus falas për pensionistët të martën, të premten, të shtunën dhe të dielën, i cili u vendos javën e kaluar, është shfuqizuar nga sot.

Autobusët e NQP Shkup ”funksionojnë gjatë gjithë ditës pa afat kohor, sipas orarit të së shtunës”.