Ministria e Shëndetësisë (MSH) në Maqedoni ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së djeshme (6 maj, 2021) janë bërë 12606 vaksina për qytetarët e vendit.

Deri tani sipas MSH-së janë vaksinuar 84.312 qytetarë gjithësejt.

28% e popullatës mbi 70 vite kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës.

Nga MSH apelojnë që qytetarët të vaksinohen, duke u paraqitur nëpërmjet faqes vakcinacija.mk apo duke kontaktuar me mjekun e tyre amë.