Në mbledhjen e 158-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e vërtetoi tekstin e Propozim-ligjit për subvencionimin e kontributeve të sigurimit social.

Siç thonë nga Ministria e Punës dhe Politikë Sociale, qëllimi i këtij ligji është që të nxitet rritja e pagave në vend dhe në të njëjtën kohë të mundësohet mbështetje për rritjen e pagave për punëdhënësit të sektorit privat.

“Me këto para do të subvencionon deri në 100 euro kontributet e sigurimit social në rast të pagesës së pagës më të lartë. Më pastaj, punëtorët do t’i realizojnë të drejtat e sigurimit social pa pengesa, ndërsa punëdhënësit nuk kanë obligim të paguajnë kontributet e rritjes së pagës”, thuhet në njoftimin e MPPS.

Propozim-ligji për subvencionimin e kontributeve të sigurimit sociali soll në Qeveri në konsultim me të gjithë palët në mënyrë që të përmirësohet standardi jetësor dhe të nxitet rritja ekonomike.