Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme pjesëtarë të Njësitit për tregti joligjore në bashkëpunim me stacionet tjera policore kanë sekuestruar 180 pemë kanabisi në kalimin kufitar në Bllacë.

“Dje zyrtarët policorë të Njësitit për tregti joligjore në bashkëpunim me zyrtarët policorë pranë SPB Shkup, në hyrje të fshatit Bllacë tek vendi i quajtur “Vrazhji vir” kanë gjetur 180 pemë të kanabisit, si dhe pajisje për kultivim”, thuhet në njoftim.

Nga MPB shtojnë se po i marrin të gjitha masat për zbardhjen e rastit.