Nga MPB për “TV21” njoftojnë se do të kërkojnë lëshimin urdhër arrestit ndërkombëtarë për ish-drejtorin e DSK-së Sasho Mijallkov.
Për momentin policia ka lëshuar vetëm urdhër arrest në nivel shtetëror.
“Gjykata urdhëroi arrest shtëpiak për Sasho Mijallkovin. Ne jemi duke marrë masa dhe aktivitete për ta gjetur. Është lëshuar një urdhër arresti kombëtar. Meqenëse personi nuk është gjetur për shkak të masave dhe aktiviteteve të marra deri më tani, ne do të informojmë gjykatën dhe do të kërkojmë urdhër për lëshimin e urdhër arresti ndërkombëtar”, thonë nga Ministria e Brendshme.
Comments are closed for this post.