Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell me temperatura të ulëta të mëngjesit që do të zbresin deri në 4 gradë ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri në 23 gradë.

Sinoptikët kanë paralajmëruar që nga e hëna reshje shiu pasdite, fillimisht në pjesët perëndimore, të cilat gjatë natës do të përhapen edhe në pjesët tjera të vendit.

Të martën moti do të jetë i paqëndrueshëm dhe reshjet do të kenë karakter të rrëmbyeshëm dhe do të pasohen me bubullima dhe erë të fortë. Gjatë këtyre ditëve do të fryjë erë mesatare deri e fortë jugore.