“Vendvotimet në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale janë hapur në kohë dhe nuk janë vërejtur parregullsi në zbatimin e deritashëm të votimit”, këto janë informacionet e vëzhguesve dhe koordinatorëve rajonal të Asociacionin MOST që janë shpërndarë në vendvotime në gjithë vendin.
Gjatë ditës, në linjën telefonike falas 080 080 080 qytetarët mund paraqesin parregullsitë eventuale dhe të japin informacione lidhur me procesin zgjedhor.
Asociacioni MOST ndjek votimin e sotëm me më shumë se 1.500 vëzhgues. Në 1.160 vendvotime vëzhguesit e MOST mbulojnë 33% të numri të të gjitha vendvotimeve të vendit.
Sipas informacioneve të tyre, të gjitha vendvotimet ku MOST është i pranishëm vendvotimet janë hapur në kohë dhe nuk janë vërejtur parregullsi në zbatimin e procedurës për votim.
Comments are closed for this post.