Morena Taraku dhe vetura e saj 250 mijë euroshe janë të përfshira tashmë në një histori që po merr shumë kahje.

Këngëtarja Morena Taraku ka pasur një javë me të vërtetë të ngarkuar duke u përballë Doganën e Kosovës, Prokurorinë e tashmë edhe me Policinë e Kosovës.

Pas tentimit për të futur në Kosovë si të re një veturë me kilometra të kaluara, kur është ndalur në Doganë dhe nga aty është drejtuar për në Prokuroi, të cilët u munduan t’ia fshehin ‘dallaverin’, tash Policia e Kosovës ka hyrë në aksion, pasi veturën që Morena e solli si të re, dyshohet se është e vjedhur në Gjermani

Sipas asaj që merr vesh Gazeta Sinjali nga burimet e sigurta brenda Doganës së Kosovës, Morena Taraku, kishte përfituar veturën luksoze me kushtin e vetëm që kompaninë ta reklamonte në Instagramin e saj.

Taraku do të duhej ta reklamonte për 10 vite në Instagramin e saj kompaninë prej nga e kishte marrë veturën.

Por përkundër ‘pazarit’ të favorshëm që Taraku kishte përfituar këtë veturë luksoze asaj i është sekuestruar gjatë ditës së sotme veturën.

Morena para pak ditëve ka lajmëruar se nuk do të jetë më aktive në Insatagram dhe në rrjetet sociale në përgjithësi, pak kohë pasi i doli skandali.