Nëse doni të keni marrëdhëni intime të shëndetshme me partnerin tuaj, duhet të kujdeseni për të pasur një shëndet të shkëlqyer seksual.
Dhe diçka e thjeshtë si urinimi menjëherë pas përfundimit të aktit seksual sjell përfitime të mëdha për ju dhe trupin tuaj, duke ndihmuar në luftimin e infeksioneve që mund të rrezikojnë mirëqenien fizike.
Gjatë marrëdhënieve seksuale, mikrobet dhe bakteret hyjnë në zonën gjenitale dhe mund të grumbullohen rreth uretrës, duke rritur rrezikun e infeksionit në fshikëz.
Për më tepër, mjekët thonë se, e vetmja mënyrë për të nxjerrë të gjitha substancat që janë futur gjatë penetrimit është përmes urinimit, kështu që rekomandohet të mos harroni të urinoni direkt pasi të kryeni marrëdhënie seksuale. Këshillohet të urinoni mundësisht brenda 45 minutave pas marrëdhënies seksuale.
Përdorimi i prezervativëve është gjithashtu një mënyrë e sigurt dhe e besueshme për t’ju mbrojtur kundër këtyre infeksioneve dhe ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, të cilat mund të rrezikojnë seriozisht shëndetin tuaj dhe atë të partnerit tuaj.
Ruajtja e një higjiene të mirë personale para dhe pas seksit është gjithashtu çelësi për të shmangur infeksionet e traktit urinar dhe për të mbrojtur shëndetin intim. Gratë të cilat janë të prirura për të pasur ciste, duhet të lahen me ujë dhe sapun neutral në fund.
Comments are closed for this post.