Sot së bashku me Presidenten Gordana Siljanovska-Davkova u drejtuam promovimit të Vetëvlerësimit gjinor në mbrojtje dhe ushtrisë dhe Planit të veprimit për barazi gjinore 2024-2028, ka shkruar ministri i Mbrojtjes Vlado Misajllovski në profilin e tij në Facebook.

Për ne në mbrojtje barazia gjinore është një vlerë e vërtetë sepse vetëm kështu mund të krijojmë sinergji dhe të shfrytëzojmë kapacitetet dhe potencialin në forcimin e sigurisë në zhvillimin e mbrojtjes.

Vetëvlerësimi gjinor tregoi se ka progres të dukshëm në rritjen e numrit të grave në mbrojtje dhe ushtri. Por ne nuk luftojmë vetëm për numra – ne luftojmë për cilësi. Ne luftojmë që profesionistët e vërtetë, pavarësisht nëse janë gra apo burra, të respektohen dhe të vlerësohet puna e tyre.

Falenderojmë Qendrën e Gjenevës për Menaxhimin e Sektorit të Sigurisë për mbështetjen e tyre dhe të gjithë punonjësve të Ministrisë dhe pjesëtarëve të Ushtrisë që janë pjesë e këtij procesi.