Udhëtimi nga Shkupi për në Shtip në një drejtim do të kushtojë 160 denarë, tha sot drejtori i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore, Ejup Rustemi.

“Janë miratuar çmimet e dy pikë pagesave të reja në autostradën Milladinovc – Shtip, të cilat sipas Programit të Punës të kompanisë duhet të lirohen në tremujorin e dytë të vitit.

Çmimi i pikë pagesave është përcaktuar sipas Ligjit, 2,57 denarë për kilometër. Pra, tek Preod do të jetë 50 denarë, ndërsa në Kadrifakovë do të jetë 70 denarë”, tha Rustemi.

Nëse kësaj i shtohet edhe pikë pagesa në Milladinovc, udhëtimi nga kryeqyteti për në Shtip do të na kushtojë 160 denarë.