Aksionin me bastisje në Krushopek për shkak të trafikimit ilegal me drogë e konfirmoi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, i cili në Fejsbuk publikoi se “Ministria e Brendshme në këtë moment ka ndërmarrë spektër të gjerë të masave dhe aktiviteteve operative”.

“Me udhëzime nga prokurori publik dhe me urdhër të gjykatësit në procedurë paraprake, kryhen bastisje në rajonin e fshatit Krushopek në afërsi të Shkupit për shkak të trafikimit ilegal me drogë. Gjithë kapaciteti i Ministrisë së Punëve të Brendshme është vendosur në në mbrojtje të qytetarëve dhe sigurisë së shtetit. Kaloi koha kur udhëheqësia e lartë e MPB-së bashkëpunonte dhe i mbështeste strukturat kriminele në vend. Më shumë informacione për opinionin do të komunikojmë gjatë ditës së nesërme”, shkroi Çulev në Fejsbujk.

Deri më tani nuk është bërë e ditur se për çfarë droge bëhet fjalë dhe për çfarë sasie, ndërsa sipas publikimeve në disa medie bëhet fjalë për dërgesë të madhe të kokainës që supozohej se duhej të transportohej në Slloveni.