Thirrje nga numra të paidentifikuar nga vende të huaja ndaj disa shfrytëzuesve janë regjistruar mëngjesin e sotëm. Për thirrjet, qytetarët po shpërndajnë nëpër rrjetet sociale, shfaqin shqetësim dhe mes vete paralajmërojnë të mos u përgjigjen thirrjeve.

Nga Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE) njoftuan se operatorët mobil do t’i bllokojnë numrat e thirrjet e paidentifikuara që vinë nga jashtë dhe se gjatë kësaj dite këto thirrje do të ndalen.

Drejtori i AKE, Sasho Dimitrijovski thotë se do të mbahet mbledhje me operatorët mobil dhe se ë shpejtë në web-faqen e AKE do të ketë udhëzime konkrete se si duhet të vepruar.

Këshillohet që qytetarët nuk duhet të përgjigjen ndaj këtyre thirrjeve.

“Keqpërdorime kanë ndodhur edhe në të kaluarën, thirrje të tilla kishte edhe vitin e kaluar. Këshilli për qytetarët të mos paraqiten, ndërsa operatorët t’i regjistrojnë numrat, t’i bllokojnë dhe thirrjet do të ndalen brenda ditës”, tha Dimitrjoski.